Basha sqaron vendimin për shpalljen e Kuvendit të konstituuar
Foto: Laura Hasani

Basha sqaron vendimin për shpalljen e Kuvendit të konstituuar

Aktuale September 01, 2025 - 13:53

Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, gjatë një konference për media, tha se për të ka qenë shumë e rëndësishme që Parlamenti të shpallet i konstituuar.

Ai thotë se ka përgjegjësi para qytetarëve dhe ndërkombëtarëve, andaj dhe bëri në veprim të tillë. Basha tutje shpjegoi se si ai si kryetar i Kuvendit mund ta shpallë Parlamentin si të funksionalizuar.

“Me rëndësi që baza ime për këtë arsyetim ka qenë Rregullorja e Punës së Kuvendit. Neni 5 thotë se seanca konstituive mbaron me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, mirëpo Neni 16 pika e 4, thotë se kryetari është përgjegjës për zbatimin e Rregullores dhe bën interpretimin përfundimtar të saj”, thotë ai.

“Për mua ka qenë e rëndësishme që pika 4 e rendit të ditës është ezauruar dhe ka qenë e rëndësishme që ne të mos e bllokojmë shtetin për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari, por të vazhdojmë me punën e Kuvendit”, u shpreh kryekuvendari.