Edi Rama, homazhe në nder të regjisorit të shquar Dhimitër Anagnosti

Edi Rama, homazhe në nder të regjisorit të shquar Dhimitër Anagnosti

Aktuale September 02, 2025 - 12:35

Kryeministri shqiptar Edi Rama nderoi sot artistin e madh Dhimitër Anagnosti, në ceremoninë e homazheve të zhvilluara në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit, ku personazhe të jetës politike dhe kulturore në Shqipëri, aktorë, kineastë, si dhe shumë dashamirës të artit e njerëz të thjeshtë nderuan regjisorin e mirënjohur.

Në një dedikim të ndjerë për humbjen e tij, një ditë më parë, Rama shkroi mes të tjerash se “Dhimitër Anagnosti ishte babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shënjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjisori i plot filmave të arrirë, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël”.

Dhimitër Anagnosti u shua në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur personazhesh dhe rolesh të spikatura në filmat shqiptarë, shkruan A2 Cnn.