
Operacion shpëtimi në Bjeshkët e Nemuna
Aktuale
September 02, 2025 - 16:08
Një skuadër e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (SHKSHMK) ka nisur një operacion shpëtimi në zonën malore të Bjeshkëve të Nemuna.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë SHKSHMK-ja, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku thuhet se ekipet janë të angazhuara në terren dhe operacioni është në zhvillim e sipër.
“Në lidhje me detajet dhe zhvillimet e mëtejshme, qytetarët do të informohen me kohë”, thuhet në njoftim.
Arsyeja dhe natyra e ndërhyrjes ende nuk janë bërë publike.