
Shi e shkarkime rrufesh, ky është parashikimi i motit për sot
Aktuale
September 03, 2025 - 07:58
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 e 13 gradë Celsius, kurse ato maksimalet do të arrijnë në 22 e 27 gradë Celsius.
Era, sipas IHMK-së, kryesisht do të fryjë nga veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit:
