BE: Presim që Kosova dhe Serbia t’i përmbushin me shpejtësi angazhimet e tyre në kuadër të dialogut
Foto: Laura Hasani

BE: Presim që Kosova dhe Serbia t’i përmbushin me shpejtësi angazhimet e tyre në kuadër të dialogut

Aktuale September 03, 2025 - 09:32

Dialogu Kosovë - Serbi, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011, synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por vazhdon të mbetet i bllokuar.

Edhe pse janë arritur marrëveshje si ajo e Ohrit në vitin 2023, zbatimi i tyre ka ngecur.

Takimi i fundit për dialogun u mbajt në qershor 2025 në Bruksel, mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq me ndërmjetësimin e Peter Sorensen, mirëpo ky takim nuk prodhoi asnjë rezultat konkret.

Për FrontOnline, një zëdhënës i Bashkimit Evropian ka deklaruar se BE-ja, si lehtësues i Dialogut Beograd–Prishtinë, po punon me palët drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke trajtuar të gjitha çështjet e pazgjidhura.

“Për Dialogun Beograd-Prishtinë Bashkimi Evropian, si lehtësues i Dialogut, po punon me palët drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke trajtuar të gjitha çështjet e pazgjidhura”, tha një zëdhënës i BE-së.

Sipas zëdhënësit, BE-ja pret që Serbia dhe Kosova të përmbushin me shpejtësi angazhimet e tyre në kuadër të Dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë midis normalizimit gjithëpërfshirës dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre drejt anëtarësimit në BE.

Rruga drejt Bashkimit Evropian për të dyja palët kalon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“BE-ja pret që Serbia dhe Kosova të përmbushin me shpejtësi angazhimet e tyre në kuadër të Dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë midis normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre drejt anëtarësimit në BE. Rruga drejt Bashkimit Evropian për të dyja palët kalon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thanë nga BE-ja.