
Oravi takohet me ambasadorin slloven, diskutojnë për progresin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë, Borut Blaj.
Rreth këtij takimi, Oravi ka shkruar në llogarinë e tij në platformën "X".
“Kënaqësi që e mirëpres sot ambasadorin e sapoardhur të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj”.
Zyrtari evropian ka treguar se me diplomatin slloven kanë folur për progresin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
“Diskutimi ynë nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit si familje e BE-së, për të mbështetur progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi ai.
Pleased to welcome today the newly arrived ëSlovenian Ambassador to ëKosovo, Borut Blaj @SLOinXXK.
— Aivo Orav (@AivoOrav) September 3, 2025
Our discussion underscored the importance of working together as the #EUFamily ë to support Kosovo’s progress on its EU path. pic.twitter.com/dekIhlufMv