FSK-ja zhvillon ushtrimin “Ujku Shigjetë”
Foto: Facebook

FSK-ja zhvillon ushtrimin “Ujku Shigjetë”

Aktuale September 03, 2025 - 16:45

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke realizuar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, si pjesë e përgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore.

Ky ushtrim ka për qëllim testimin dhe rritjen e kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të FSK-së.

Gjatë zhvillimit të tij, pjesëtarët e forcës po demonstrojnë disiplinë të lartë, profesionalizëm dhe përkushtim në përmbushjen e detyrave dhe misionit të tyre.

Përmes këtij ushtrimi, FSK afirmon edhe një herë gatishmërinë dhe aftësinë për të vepruar si një forcë profesionale dhe e besueshme në shërbim të vendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.