Abdixhiku: Ky është numri ynë, 12 tetori është festa jonë
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku: Ky është numri ynë, 12 tetori është festa jonë

Aktuale September 04, 2025 - 12:06

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta mbajë numrin 113 në fletëvotimin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, sipas shortit të hedhur sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

“Ky është numri ynë”, njoftoi kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku në një postim në Facebook.

“12 tetori është festa jonë. LDK-ja përgjithmonë!”, shkroi ai.