
Krasniqi: Me numrin 191, PDK-ja në zgjedhjet lokale me kandidatët më të mirë dhe modelin e qeverisjes “Ma Mirë”
Aktuale
September 04, 2025 - 12:21
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas i ra me short numri 191 për të garuar në zgjedhjet lokale, tha se partia e tij hyn në zgjedhje me vizionin “Ma Mirë” – slogani me të cilin hyri në zgjedhjet e përgjithshme dhe me kandidatët më të mirë për komuna.
“Me numrin 191, PDK-ja hyn në zgjedhjet lokale për t’ua sjellë komunave të Kosovës modelin e qeverisjes #MaMirë – me punë, përgjegjësi dhe vizion. Me kandidatët më të mirë për kryetarë, këshilltarët më të përgatitur komunalë dhe programin më zhvillimor, jemi gati për fitore. Bashkë, përpara!”, shkroi Krasniqi.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor.