Haradinaj: Duke votuar numrin 174, qytetarët mund të zgjedhin njerëz të dëshmuar për komunat
Foto: Laura Hasani

Haradinaj: Duke votuar numrin 174, qytetarët mund të zgjedhin njerëz të dëshmuar për komunat

Aktuale September 04, 2025 - 12:32

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), gjatë së enjtes, ka bërë tërheqjen e numrave për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këto zgjedhje do të garojë me numrin 174, raporton Zeri.info.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u shpreh se qytetarët më 12 shtator do ta kenë mundësinë të zgjedhin njerëz të dëshmuar.

“174 është numri i Aleancës në fletëvotim.

Më 12 tetor, qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin njerëz të dëshmuar në komuna dhe vizionin tonë për fitore të reja.

Aleanca gjithmonë ka treguar se është shembull, shembull për të gjithë, sepse për ne flet puna, jo premtimet.

Ky është angazhimi ynë: punë, jo premtime dhe këtë e kemi vërtetuar kudo ku kemi marrë përgjegjësi”, shkroi i pari i AAK-së./ Zëri