
Ish-policit Arbnor Spahiu i vazhdohet paraburgimi edhe për tre muaj në Serbi, familja kërkon ndihmë financiare
Serbia ia ka caktuar edhe tre muaj paraburgim ish-policit të Njësisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiut.
Bashkëshortja e tij, Arieta Spahiu, e cila e kishte vizituar një ditë më parë ka treguar detaje rreth rastit të bashkëshortit të saj.
Ajo tregon se ka kontaktuar me të gjithë krerët e vendit, por asnjëri nuk ka dhënë asnjë lloj përgjigje.
“Në fillim nuk është trajtuar mirë psikikisht. Janë mundu me detyru me pranu diçka që nuk ka bërë. Unë kam kontaktu me presidenten, kryeministrin, Albulena Haxhiun e gjithë të tjerët dhe nuk kam asnjë përgjigje. Na kanë ndihmu Policia, populli e familjarët”, thotë ajo.
Familja e tij, përveçqë duhet të përballet me tensionin që ka prodhuar procesi, ka edhe vështirësi financiare për shpenzimet e mëdha për proceduarat gjyqësore.
Ata kërkojnë ndihmën e të gjithëve për të vazhduar betejën për drejtësi.
Ndryshe, ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës Arbnor Spahiu, po mbahet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”. Spahiu dyshohet se ka kryer këtë vepër në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – ku një grup i serbëve të armatosur ka sulmuar Policinë e Kosovës në shtator 2023 – duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Në përleshjet me armë që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.
Sipas avokatëve, ky veprim është i motivuar politikisht dhe i pambështetur në asnjë provë konkrete, ngase Spahiu ka përfunduar shërbimin në Policinë e Kosovës që nga nëntori i vitit 2021 dhe nuk ka lidhje me rastin e Banjskës të vitit 2023. /dukagjini
Detajet e llogarisë:
IBAN: XK051507011002518930
Emri: Arieta Spahiu (bashkëshortja e Arbnorit)
Raiffeisen Bank Kosovo – SWIFT: RBKXKPRXXX