Uji në Vushtrri, i sigurt për konsum
Foto: Laura Hasani

Uji në Vushtrri, i sigurt për konsum

Aktuale September 09, 2025 - 12:13

Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se uji i rrjetit të furnizimit në Vushtrri është i sigurt për konsum.

Kjo pas sanimit të problemeve teknike dhe analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike që ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK).

Nga e hëna konsumatorët nga Vushtrria janë paralajmëruar që të mos e përdorin për pije ujin, pasi kanë thënë se janë në pritje të rezultateve laboratorike për mostrat që ka marrë IKSHPK-ja.