
Bllokada në Kuvend, Osmani: Cenon themelet mbi të cilat u ndërtua Republika e Kosovës
Aktuale
September 09, 2025 - 12:25
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbajtur një konferencë për media lidhur me çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komunitetit serb.
Për këto Osmani sot ka dorëzuar disa komente në Gjykatën Kushtetuese.
Ajo shpreh se bllokimi i konstituimit të Kuvendit cenon themelet mbi të cilat është ndërtuar Republika e Kosovës.
“Rendi kushtetues i Kosovës bazohet në vlerat siç janë: Demokracia, respektimi i të drejtave të njeriut, sundimi i ligjit dhe ndarja e pushtetit. Siç e dini, Republika e Kosovës e ka sistemin më të avancuar në tërë kontinentin evropian për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve. Mirëpo këto të drejta nuk mund të abuzohen në një mënyrë që shkelin edhe vetë qëllimin e tyre”, deklaroi ajo para mediave.