
Haradinaj përkrah fuqishëm protestën në Hagë: Lufta jonë ka qenë çlirimtare
Aktuale
September 10, 2025 - 11:17
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, qëndron fuqishëm krah protestës për drejtësi më 14 shtator në Hagë.
Ai ka shpërndarë njoftimin në profilin e tij në Facebook, me anë të së cilës thotë se lufta e UÇK-së ka qenë çlirimtare dhe e drejtë.
“Këtë të diel, më 14 shtator, bashkatdhetarët tanë në mërgatë dhe organizatat e dala nga lufta protestojnë në Hagë për drejtësi. Qëndroj fuqishëm krah kësaj proteste dhe përpjekjes së drejtë për t’i thënë botës se lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe e drejtë”, ka shkruar kreu i AAK-së.
Protesta organizohet nga OVL UÇK-ja për të kërkuar drejtësi për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale.