
Hamiti: Sjelljen antikushtetuese të qeverisë “Kurti” do ta ndëshkojnë me votë qytetarët
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, e ka kritikuar LVV-në për shkelje të Kushtetutës së Kosovës.
Ai ka bërë me dije se kjo sjellje kushtetuese shumë shpejt do të ndëshkohet nga qytetarët me votë.
Hamiti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar për pasojat e Kosovës nga kjo sjellje.
“Mos e shkelni Kushtetutën, siç po e shkelni edhe aktualisht, mbasi zyrtarët tuaj po mbajnë poste deputetësh dhe ministrash në të njëjtën kohë, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Republikës së Kosovës! Po e shihni vetë, BE-ja nuk po ju takon në zyra të Qeverisë për këtë arsye. Kjo BE që e ka sanksionuar Kosovën para dy vjetësh për shkak të politikës suaj të mbrapshtë. Do ta shihni së shpejti se këtë lloj sjelljeje antikushtetuese do ta ndëshkojnë me votë qytetarët që e duan atdheun e tyre, Kosovën, shtet ku sundon ligji”, shkroi ai.