Begaj në përvjetorin e 11 Shtatorit: Shqipëria riafirmon qëndrimin kundër terrorizmit e dhunës
Aktuale
September 11, 2025 - 11:04
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune.
“Sot, me dhimbje të thellë, përkujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut”.
“Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë, dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara”, shkruan Begaj.