Vlora Çitaku: Ditë e zezë për Kosovën
Foto: Laura Hasani

Vlora Çitaku: Ditë e zezë për Kosovën

Aktuale September 12, 2025 - 16:38

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e ka cilësuar si ditë të zezë për Kosovën, vendimin e SHB-së për të ndërprerë dialogun strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të Albin Kurtit.

Ajo ka thënë se Kosovën në këtë pikë e kanë sjell politkat aventurere të udhëheqësisë aktuale.

“Ditë e zezë për Kosovën.

Këtu na kanë sjellë politikat aventuriere të kësaj kaste udhëheqësish, në izolim dhe errësirë”, ka shkruar Çitaku.