
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Aktuale
September 14, 2025 - 07:54
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje të përcjella me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 e 14 gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë në 25 e 29 gradë celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri 6m/s. /Zëri
Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit:
