
Peci pas pezullimit të dialogut nga SHBA-ja: Fajtor është Albin Kurti
Aktuale
September 14, 2025 - 08:03
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, komentoi pezullimin e dialogut strategjik të Shteteve të Bashkuara me Kosovën, duke e quajtur këtë vendim një nga masat më të rënda deri më tani.
Ai tha se ndonëse ndëshkimi ra mbi Kosovën si shtet, përgjegjësinë për këtë situatë e mban drejtpërdrejt kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Sipas Pecit, është momenti i fundit që të ndodhë reflektim – nga vetë Kurti, ose nga qytetarët.
“Masa më drastike, por nuk do të thotë se është masa e fundit. Këtë herë dënimin e mori Kosova, por përgjegjësi me emër e mbiemër është Albin Kurti. Është koha e fundit që të reflektojë ose Albin Kurti, ose popullata”, tha Peci në rtv21.