Fillon grumbullimi i protestuesve në Hagë kundër Gjykatës Speciale [foto]

Fillon grumbullimi i protestuesve në Hagë kundër Gjykatës Speciale [foto]

Aktuale September 14, 2025 - 10:41

Sot, nga ora 14:00, afër selisë së Gjykatës Speciale në Hagë do të zhvillohet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim.

Pritet pjesëmarrje e qytetarëve nga diaspora, familjarëve dhe përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta, të cilët kërkojnë drejtësi dhe proces të drejtë gjyqësor.

Protesta zhvillohet vetëm një ditë para nisjes së fazës së re të procesit gjyqësor.

Të hënën, pala mbrojtëse do të fillojë paraqitjen e dëshmitarëve, mes të cilëve pritet të jetë edhe James Rubin, ish-ndihmës sekretar i Shtetit në administratën e presidentit amerikan Bill Clinton, i njohur për rolin e tij diplomatik gjatë luftës në Kosovë.

Ish-krerët e UÇK-së i kanë mohuar akuzat, duke i cilësuar ato politike dhe të padrejta, ndërsa mbështetësit e tyre kanë kërkuar vazhdimisht proces transparent dhe të paanshëm. /Telegrafi

Image

Foto: Telegrafi

 

Image

 

Image

Image