
Haga “vërshohet” nga shqiptarët, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Nga ora 14:00 do të nis protesta për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.Protesta pritet të mbahet pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës – jo te Gjykata Speciale sepse një gjë e tillë nuk është lejuar për arsye të sigurisë. Por pavarësisht kësaj, disa qytetarët janë mbledhur edhe para Gjykatës Speciale.
“O Hashim ti ku je krejt Kosovën këtu e ke”, ka qenë brohoritja e vazhdueshme pranë kësaj Gjykate.

Kjo protestë po zhvillohet një ditë para se të nisë paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan EO.
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë që nga fillimi i nëntorit të 2020-ës.
Ata po ballafaqohen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Para nisjes së protestës, protestuesit janë mbledhur para gjykatës me thirrjen: "UÇK!", raporton RTK.