Rama jep lajmin: Presidenca daneze e BE-së na fton të martën të hapim katër kapituj negociatash
Foto: Laura Hasani

Rama jep lajmin: Presidenca daneze e BE-së na fton të martën të hapim katër kapituj negociatash

Aktuale September 14, 2025 - 12:26

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-së fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapen edhe 4 kapituj të tjerë negociatash.

“TJETËR LAJM I MIRË – Shqipëria nuk ndalet

Te martën, date 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë negociatash, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 mujor – një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash. Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qendrueshme, mbi fusha te rendësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”, shkruan Rama.