
Protesta e sotme në Hagë, Shqipe Selimi e quan “protestë në vendin e duhur”
Aktuale
September 14, 2025 - 15:38
Bashkëshortja e Rexhep Selimit, njëherësh edhe deputete e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Shqipe Selimi, ka falënderuar protestuesit që morën rrugë nga e mbarë bota për të protestuar kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale.
Ajo e quajti "protestë të domosdoshme, dhe në vendin e duhur", duke nënkuptuar goditje ndaj protestës së kaluar në Prishtinë nga Organizatat e Veteranëve të Luftës.
“Protestë e domosdoshme dhe në vendin e duhur! Shpreh mirënjohjen time dhe i falënderoj të gjithë qytetarët nga Kosova dhe nga mbarë bota që u bashkuan në Hagë, për të ngritur zërin kundër padrejtësive që po ndodhin në Hagë”, shkroi ajo.