Protestuesit në Hagë shpërndahen duke brohoritur emrin e Thaçit, policët bëjnë kordonin para Gjykatës Speciale [foto]

Protestuesit në Hagë shpërndahen duke brohoritur emrin e Thaçit, policët bëjnë kordonin para Gjykatës Speciale [foto]

Aktuale September 14, 2025 - 15:41

Ka përfunduar protesta në Hagë, me mijëra njerëz që pasi u mblodhën në një park në afërsi të Gjykatës Speciale, nisën të shpërndaheshin.

Disa protestues janë afruar te objekti i Speciales duke brohoritur emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili bashkë me ish-krerë të tjerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim, nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Disa policë u rreshtuan pranë objektit të Speciales, siç shihet në disa fotografi të sjella nga T7.

Në mbyllje të protestës, pjesëmarrësve iu kërkua të shpërndahen të qetë, “pa shkaktuar asnjë incident, në mënyrë që të mos kemi asnjë problem me autoritetet shtetërore”.

Image

Image

Image

Image