Avokati i Kadri Veselit arrin në gjykatë

Avokati i Kadri Veselit arrin në gjykatë

Aktuale September 15, 2025 - 08:49

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka arritur në gjykatë, ku sot do të nisë dëshmia e dëshmitarëve të mbrojtjes.

James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, pritet të nis sot dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Seanca do të fillojë në orën 9:00, përmes transmetimit me 45 minuta vonesë.

Ai nuk është i vetmi mes emrave të njohur që pritet të dëshmojnë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Dje mijëra njerëz u mblodhën në Hagë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata kërkuan drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, të cilët po përballen me një proces të stërzgjatur dhe të shumëkritikuar gjykimi, i cili duket se ka hyrë në fazën përfundimtare.

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020.