
Doli në seancën ndaj krerëve të UÇK-së: Ambasada e Kosovës gjithmonë i ndjek me kujdes gjykimet në Hagë
I pranishëm në seancën e sotme ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë do të jetë edhe ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli.
Ai thotë se si ambasador kjo nuk është hera e parë që të dërguarit e Kosovës me detyrë atje marrin pjesë në seancat e Gjykatës Speciale.
Sipas tij, kushdo që ka shërbyer në Ambasadën e Kosovës në të kaluarën i përcjell këto seanca çdoherë.
“Një gjë mund ta them, se kushdo që ka shërbyer në Ambasadën e Kosovës në të kaluarën dhe në të tashmen… I përcjellim çdoherë, ose online, ose me prezencë fizike. Asnjëherë nuk është asnjë seancë që nuk monitorohet nga ambasada me kujdesin më të madh”, tha ai.
Doli u pyet edhe për prezencën e policisë në Ambasadë.
“Asnjëherë se nuk kërkojmë mbrojtje nga popullit të Kosovës. Kjo është Ambasada e Kosovës, shtëpia e kosovarëve dhe s’kemi arsye”. /Express