
Hasani: Sot dëshmon një njeri që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe çlirimin e Kosovës
Aktuale
September 15, 2025 - 09:11
Nait Hasani, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Haga, tha se është ditë me fat sot.
Hasani për James Rubinin thotë se ai ka dhënë kontribut për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.
“Është një ditë me fat për presidentin, kryetarin e Parlamentit, për Rexhep Selimin pikërisht sepse dëshmon një njeri që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe çlirimin e Kosovës”, tha ai për RTV21.