Rubin: Thaçi më tha se po ta nënshkruante marrëveshjen në Rambuje - pa fjalën pavarësi, do të quhej tradhtar

Rubin: Thaçi më tha se po ta nënshkruante marrëveshjen në Rambuje - pa fjalën pavarësi, do të quhej tradhtar

Aktuale September 15, 2025 - 11:12

James Rubin ka zbuluar detaje nga bisedat me Hashim Thaçin në Rambuje.

Ai ka treguar se si Thaçi frikësohej ta nënshkruante marrëveshjen, sepse do të etiketohej si tradhtar.

“Po. Ideja është që nuk mund të bëheshin deklarata specifike për pavarësinë dhe ky ishte thelbi i diplomacisë. Ne donim që të mblidhej të gjithë. Ishte moment unik ky në histori ku shtetet e mëdha po përpiqeshin të parandalonin një masakër. Për ta bërë këtë ne donim që fuqitë e mëdha të punonin së bashku. Jo vetëm Amerika. Ne nuk kishim qëndrim të qartë sa i takon pavarësisë. Na duhej kompromis, përpjekje, të kalonim në fazën e radhës. Ai duhej të diskutonte me komandantët e UÇK-së, personat që kërkonin i donin të gjitha, diplomacia nuk mund të jetë perfektë, ne donim të gjenim mesin e artë. Ishte moment shumë i vështirë. Ai më shpjegoi se nuk ishte përgjegjës për këtë. Ishte personi që po komunikonte me ne, sepse kishte rol politik në UÇK, por jo udhëheqës, nuk kishte kompetenca, autoritet. Ishte pasqyrim i një lëvizjeje. Ata donin të konfirmohej se do të realizohej pavarësia. Po ta bënte këtë, po të nënshkruante pa fjalën pavarësi, do të quhej tradhtar”, tha Rubini.