Rubin: Ata që kërkonin pavarësinë e Kosovës, donin gjithçka

Rubin: Ata që kërkonin pavarësinë e Kosovës, donin gjithçka

Aktuale September 15, 2025 - 11:13

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se arritja e Marrëveshjes së paqes në Kosovë ishte shumë e vështirë.

Ai u shpreh se donin të kishin botën në anën e tyre, që të bindnin Serbinë për të arritur paqen.

“Të kishim gjithë botën në anën tonë, që ta mbushnim mendjen serbe që të arrihet Marrëveshja e paqes”, u shpreh ai.

Sa i përket pavarësisë së Kosovës, Rubini u shpreh se ata që e donin këtë, në fakt donin gjithçka.

“Personat që kërkonin pavarësinë e Kosovës, ishin maksimalistë, donin gjithçka, ne mundoheshim të gjenim një të mesme të artë”, tha ai.

Ndër të tjera, James Rubin u shpreh se amerikanët u përpoqën të nxirrnin një mes të mirë për të gjithë.