Rubini në Hagë: Fati i një milion kosovarëve, situata më e rëndë e jetës sime

Rubini në Hagë: Fati i një milion kosovarëve, situata më e rëndë e jetës sime

Aktuale September 15, 2025 - 11:33

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, duke vazhduar me dëshminë e tij në Hagë pro Thaçit dhe të tjerëve, tha se situata më e vështirë gjatës jetës së tij, ishte fati i një milion personave.

Në sallën e gjyqit, para trupit gjykues, Rubini vazhdoi duke treguar se asokohe nëse Kosova do ta përqafonte perëndimin, Perëndimi do të ishte pro tyre dhe, siç tha ai, përndryshe do të kishte masakër. Kjo sipas tij krijoi një situatë të tensionuar.

“Ka qenë një mjedis me shumë presion, kam qenë në mjedise të ngjashme në jetën time lidhur me shumë aspekte. Situata më e vështirë që më kujtohet ishte fati i 1 milion personave, ishte fjala nëse lëvizja kosovare, nëse ata do të përqafonin perëndimin, perëndimi do të ishte pro tyre, përndryshe do të kishte masakra, ne kishim parashikuar masakër, kjo krijoi një situatë të tensionuar. Përshtypja ime asokohe ishte që ai ishte një person që ishte caktuar të komunikonte me ne nga udhëheqja kosovare. Ne nuk e kishim kuptuar mirë si funksiononte struktura udhëheqëse”.

“Ai (Thaçi) nuk kishte mundësi të diktonte asgjë, por pasqyronte vendimet që merreshin nga ajo zyra dikur e fshehur e udhëheqjes shqiptare që merrnin vendime në grup, që nuk ishin gjithmonë të pranishëm, ai duhet të merrte leje prej tyre. Nuk ishte në gjendje të diktonte rregulla dhe kushte, kur ne donim të bënim diçka të rëndësishme ai komunikonte me persona të tjerë”, tha Rubini, njofton Klankosova.tv.

Rubin ritheksoi se Thaçi asokohe nuk merrte vendime, thjesht pasqyronte vendimmarrjen.

“Kishte persona që unë i quaja ekstremistë, dhe vendosnin në rrezik popullin e tyre. Kishte persona që ishin më praktikë, si ishte Hashim Thaçi. Iu thamë do ta keni pavarësinë, por fillimisht shpëtoni popullin. Për pushtetin Thaçit, ishte që ai thjesht mund të pasqyronte vendimmarrjen. Ai më pas mund të vinte dhe t’i bashkohej pjesës tjetër të grupit. Ai ishte thjesht një pasqyrim i udhëheqjes, por jo personi përgjegjës në atë lëvizje”, tha më tej ai.