
Rubin: Me Çekun pimë nga një gotë uiski për të festuar transformimin e UÇK-së
Aktuale
September 15, 2025 - 11:50
James Rubin gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë foli edhe për ish-gjeneralin Agim Çekun.
Ish-zyrtari i lartë amerikan tha se përderisa takoheshin me komandat të UÇK-së në zona të ndryshme për të folur rreth negociatave, Rubini tha se ishte takuar me Çekun për të festuar transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai shton se që të dy po ashtu pinë nga një gotë uiski për këtë rast.
“Me gjeneral Çekun pimë nga një gotë uiski për të festuar transformimin e UÇK-së”, u shpreh Rubini.