Krasniqi: Me SHBA-në në krah, Kosova gjithmonë ka triumfuar mbi padrejtësitë
Foto: Laura Hasani

Krasniqi: Me SHBA-në në krah, Kosova gjithmonë ka triumfuar mbi padrejtësitë

Aktuale September 15, 2025 - 12:47

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar në lidhje me dëshminë e James Rubinit në Hagë.

Ai ka cituar thënien popullore “trimi i mirë me shokë shumë”, për çka ka thënë se në kohën kur bota ka nevojë për të vërtetën dhe historia për qartësi, në Hagë po dëshmon një mik i madh nga përtej Atlantikut.

Ai ka thënë se James Rubin është diplomat dhe patriot amerikan, me ndërgjegje të pastër dhe kujtesë të gjallë, që po flet në mbrojtje të presidentit Thaçi dhe shokëve të tij.

“Kjo është një dëshmi e qartë, e bazuar në fakte të pakontestueshme, për drejtësinë e luftës sonë çlirimtare, për qëllimet e saj dhe përpjekjet e çlirimtarëve tanë për paqe e liri, duke hedhur poshtë të gjitha akuzat e Prokurorisë ndaj tyre. Prandaj, drejtësi dhe vetëm drejtësi, asgjë më shumë nuk kërkon sot asnjë shqiptar anembanë botës. Sepse me SHBA-në në krah dhe assesi ndryshe, Kosova gjithmonë ka triumfuar mbi padrejtësitë dhe sfidat më të mëdha!”, shkroi Krasniqi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.