Rubin: Përvoja 25-vjeçare më ka mësuar që këto akuza të llojllojshme janë kampanjë ruso-serbe

Rubin: Përvoja 25-vjeçare më ka mësuar që këto akuza të llojllojshme janë kampanjë ruso-serbe

Aktuale September 15, 2025 - 14:01

James Rubin, ish-nënsekretar i Shtetit i SHBA-së, i pyetur nga Venkateswari Alagendra, avokatja e Jakup Krasniqit për kampanjat dezinformuese të Sllobodan Millosheviqit dhe se ai konsideron ato si të marra “nga libri i lojës” së Federatës Ruse, tha se përvoja e tij mbi 25-vjeçare e ka mësuar që po.

Avokatja: Millosheviqi a e adoptoi librin e lojës së Rusisë për dezinformim?

Rubin: Për dy vjet e gjysmë (gjatë administratës Biden), pata qasje në lloj-lloj inteligjence për metodat dezinformimi rus. E kombinuar kjo me përvojën gjatë të nëntëdhjetave, dymijëtave e gjer më 2010-n arrita në konkluzion se krejt akuzat për këso kriminalitete dhe vrasje dhe gjithëfarëshme e akuzash janë gjerësisht kampanja të gjera ruse, të ndjekura dhe sponsorizuara nga organizata ruso-serbe. Ky ishte gjykimi që arrita në këto 25 vjet, se si prodhohet e ekzagjerohet kjo”, tha ai.

****

Misetiq: A i tha Albrighti Thaçit se ka përgjegjësi penale për krime pas hyrjes së KFOR-it?

“Absolutisht jo”, thotë Rubini.

Misetiq: A mbani mend ndonjëherë që sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, gjatë këtij udhëtimi (për në Kosovë) që i sugjeronte Hashim Thaçit që ai ishte penalisht përgjegjës për krimet që po kryheshin në Kosovës pas hyrjes së trupave të KFOR-it?

Rubin: Absolutisht jo.

Misetiq: A i ka thënë ajo, sipas mbamendjes suaj më të mirë, që ishte punë e tij të hetonte dhe përndiqte krimet që po kryheshin?

Rubin: Nuk mbaj mend gjë të tillë, por do të thosha që kjo ishte një gjë që donte ta komunikonte; tolerancën që ajo do të donte që Thaçi ta ndiqte, por jo në hollësinë ligjore me të cilën ju pyetët.

Kur thoni “tolerancën që ajo donte të ndiqej”...

Rubin: E kam fjalën që ajo (Albright) ishte dikush që përnjëmend e kuptonte rëndësinë e hetimit të krimeve të luftës asisoj që faji individual të përcaktohej, ndërsa faji kolektiv të zhbëhej. Kjo ishte poenta e Tribunalit Ndërkombëtar në çka ajo zinte besë. Që luftërat vazhdojnë kur faji kolektiv lejohet të vazhdojë, që njerëzit në përgjithësi paskan bërë diçka, që krime të përgjithshme qenkan kryer, në vend të individëve që në fakt kryen krimet. Dhe duke përdorur procedura reale ligjore për të përshkruar faj individ, ju shmangi ciklin e hakmarrjeve që do të lejonin këto konflikte të vazhdonin. Dhe kur faji kolektiv lejohet të përgjithësohet përmes deklaratave, politikave ose procedurave ligjore atëherë cikli i dhunës vazhdon. Dhe ajo e komunikoi këtë.