Kryeziu: Ata që e mohojnë ose tentojnë ta ndryshojnë historinë e lirisë së Kosovës, mund ta mësojnë nga dëshmia e Rubinit

Kryeziu: Ata që e mohojnë ose tentojnë ta ndryshojnë historinë e lirisë së Kosovës, mund ta mësojnë nga dëshmia e Rubinit

Aktuale September 15, 2025 - 14:24

Drejtori i KDI-së Ismet Kryeziu ka reaguar për dëshminë e ish-ndihmëssekretarit të Shtetit Amerikan, zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, James Rubin, në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai ka thënë se kushdo që e mohon ose tenton të ndryshojë historinë e lirisë së Kosovës, mund të mësojnë nga dëshmia e amerikanit Rubin në Hagë.

“Ata që e mohojnë ose tentojnë ta ndryshojnë historinë e lirisë së Kosovës, sot mund ta mësojnë nga dëshmia e James Rubinit në Hagë”, shkroi ai.