Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto: Laura Hasani

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktuale September 16, 2025 - 07:55

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 e 9 gradë Celsius, kurse ato maksimale do të arrijnë në 24 e 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 3 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit:

Image