Shqipëria hap sot dhe katër kapituj të rinj në negociatat me BE-në, Rama nga Brukseli: Ritëm rekord
Foto: Facebook

Shqipëria hap sot dhe katër kapituj të rinj në negociatat me BE-në, Rama nga Brukseli: Ritëm rekord

Aktuale September 16, 2025 - 08:17

Sot në Bruksel do të mbahet Konferenca e 6-të ndërqeveritare e Shqipërisë me BE-në për çështjen e integrimit.

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, Shqipëria pritet të hapë sot dhe 4 kapituj të tjerë të cilët i përkasin agjendës së gjelbër.

Takimi do të drejtohet nga Marie Bjerre, ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, vend që mban presidencën e BE-së dhe kryeministri Edi Rama, i cili udhëtoi drejt Brukselit një ditë më parë.

Pak para takimit, kreu i Qeverisë shqiptare bëri me dije përmes rrjeteve sociale se në 11 muaj, Shqipëria ka hapur 24 kapituj, gjë që sipas tij është një rekord.

“Me padurimin e sotëm për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.