
Presidentja Osmani pret në takim kryesuesen e OSBE-së, Elina Valtonen
Aktuale
September 16, 2025 - 09:46
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe njëkohësisht kryesuese e OSBE-së, Elina Valtonen.
Takimi është zhvilluar në kabinetin e Presidentes, pa praninë e mediave.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë kryesuesja e OSBE-së, Valtonen, pritet të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të shoqërisë civile, Akademisë së Dialogut të OSBE-së, KFOR-it dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Në orën 11:45 Valtoneni do të mbajë një konferencë për media.
