Rubin: U përgatita për mbi 100 orë për dëshminë time në Hagë

Rubin: U përgatita për mbi 100 orë për dëshminë time në Hagë

Aktuale September 16, 2025 - 11:22

Dëshmitari i parë i Mbrojtjes, James Rubin, ka deklaruar se gjatë pesë vjetëve të fundit ka kaluar mbi 100 orë duke u përgatitur për dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara, duke mësuar se si funksiononte Gjykata dhe duke folur me persona të ndryshëm.

Megjithatë, kur është pyetur nga prokurori James Pace, Rubini deklaroi se nuk e ka parë asnjë seancë, as nuk i ka lexuar fjalët hyrëse të palëve e as dosjet paraprake qoftë të Prokurorisë ose të mbrojtjes.

“Mendoj që jam munduar pa fund të jem i disponueshëm për këtë gjykatë, kam shpenzuar qindra orë për përgatitje”, tha Rubini.

“Mendoj që ka qenë e gabuar, kjo nuk është drejtësi, kam të drejtë të them me zë të lartë opinionin tim”.