
James Rubin me deklaratë të fortë në Hagë: Kjo nuk është drejtësi
Ish-diplomati amerikan, James Rubin, i cili për dy ditë po dëshmon në Hagë, sot e ka goditur ashpër Prokurorinë e Speciales.
Gjatë dëshmisë se sotme ai ka numëruar shkeljet që kjo gjykatë ka bërë në raport me Hashim Thaçin, duke thënë se kjo nuk është drejtësi.
Ai ka vlerësuar se kjo prokuroria po e akuzon politikisht Hashim Thaçin.
“Mendoj që jam munduar pa fund që të jem i disponueshëm për këtë gjykatë, kam shpenzuar qindra orë përgatitje, dhe ndjesia ime ishte se gjithë njohuritë ishin të pranishme në dokumente. Pikëpamjet e Prokurorisë nuk është se do të ndihmoheshin nga kontributi im. Nëse keni nevojë për pyetje kam qenë këtu dje dhe sot. Fakti që të akuzuarit kanë qenë në paraburgim për më shumë se 5 vjet, dhe fakti që ata janë dorëzuar vullnetarisht dhe fakti që janë mbajtur kaq gjatë më shqetëson mendoj se lidhet me politikën”, ka thënë ai, duke shtuar se këto gjera e shqetësojnë.
“Më shqetëson fakti që dikush të jetë i paraburgosur për kaq gjatë, këta persona janë dhënë vullnetarisht, dhe kanë qenë bashkëpunues me Gjykatën. Në rastin e të akuzuarve nuk e kuptoj pse është dashur të jenë në burg për 5 vjet, nuk e shoh si shtet të së drejtës, Albright nuk e ka pasur këtë drejtësi në mendje kur e ka incizuar Tribunalin e Hagës. Mua kjo më është dukur si fajësim politik për shkak se Hashim Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së, Duke qenë se kam parë nga afër liderët e UÇK-së dhe asnjë person tjetër nuk e ka pasur këtë mundësi, duke pasur ide t emirë të funksionit, për tri ditë kam parë si janë sjellë ata, kush ishte përgjegjës, komandant, mbështetës. Duke pasur këtë njohuri mendoj se kjo ka qenë e gabuar, unë nuk jam jurist, kjo nuk është drejtësi”, ka thënë ai.