
Rubini tregon se si filloi të punojë me Thaçin në kohën kur ai ishte president
Ish-sekretari amerikan, James Rubin, dëshmoi në Dhomat e Specializuara në Hagë rreth angazhimit të tij në një projekt me Qeverinë e Kosovës gjatë kohës kur Hashim Thaçi ishte president i vendit.
Gjatë dëshmisë së tij, Rubini iu përgjigj një pyetjeje të Prokurorisë lidhur me kontratën e tij me Qeverinë e Kosovës.
Ai konfirmoi se projekti ishte parashikuar të zhvillohej në bashkëpunim me presidentin e atëhershëm, Hashim Thaçi.
“Po”, u përgjigj Rubini, kur u pyet nëse projekti ishte parashikuar të zhvillohej me Thaçin.
“U vlerësua e arsyeshme që të punoja me z. Thaçin, sepse e njihja mirë dhe drejtori i firmës (me të cilën punoja) e pa të përshtatshme që të merrja këtë rol, pikërisht për shkak të marrëdhënies sime me Thaçin”, tha Rubini para trupit gjykues.