Bekteshi kërkon besimin e qytetarëve: Bashkë me ju do ta bëjmë të pamundurën të mundur

Bekteshi kërkon besimin e qytetarëve: Bashkë me ju do ta bëjmë të pamundurën të mundur

Aktuale September 16, 2025 - 13:35

Linda Bekteshi, kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për anëtare të Kuvendit Komunal të Obiliqit, ka kërkuar besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 12 tetorit.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Bekteshi ka thënë se do të jetë zëri i qytetarëve të Obiliqit në çdo vendimmarrje që prek jetën e përditshme të gjithsecilit.

Postimi i plotë i Bekteshit, pa ndërhyrje:

Të dashur qytetarë,

Ka ardhur koha për vendim.

Ka ardhur koha të zgjedhim në çfarë qyteti duam të jetojmë.

E dijeni se me votën tonë nuk zgjedhim vetëm një emër – por të ardhmen e fëmijëve tanë, zhvillimin e qytetit dhe forcimin e çdo familjeje.

Në këtë rrugë na prin kryetari ynë, me përkushtim dhe vizion të qartë për ndryshimin që të gjithë e duam.

Mbështetja për të është mbështetje për të ardhmen tonë të përbashkët.

Unë, si pjesë e kësaj liste, kërkoj besimin tuaj për të qenë zëri juaj në çdo vendimmarrje që prek jetën tonë të përditshme.

Si të votoni?

Gjeni logon e partisë sonë në fletën e votimit

Pastaj shënoni numrin 3 – që është numri im në listë

Vetëm kështu vota juaj është e vlefshme dhe bëhet forcë për ndryshim

Çdo votë është një hap përpara.

Çdo votë është një besim.

Çdo votë është e ardhmja jonë.

Faleminderit për përkrahjen dhe besimin tuaj.

Bashkë me kryetarin, bashkë me ju – do ta bëjmë të pamundurën të mundur!

Linda Bekteshi – numër 3.