
A e di për çfarë u themelua Gjykata Speciale? Ja si përgjigjet James Rubin
Aktuale
September 16, 2025 - 13:37
Në sallën ku po dëshmohet pro Thaçit dhe të tjerëve u lëshua një video e James Rubinit, e shumë viteve më parë, në një tryezë të rrumbullakët, ku flitej për akuzat ndaj UÇK-së.
Aty përmendej edhe raporti i Dick Martyt për trafikim organesh, brenda të cilit përfshihej edhe emri i Hashim Thaçit.
Lidhur me këtë, Rubini para trupit gjykues tha se nuk kishte asnjë zhvillim të këtyre akuzave, pra atyre të Martyt.
Ish-zyrtari i lartë amerikan po ashtu u pyet nëse e di se për çfarë është themeluar Gjykata Speciale dhe përgjigjja e tij ishte:
“Jo. Por mendoj se kjo gjykatë është themeluar me kërkesë të liderëve evropianë dhe amerikanë, për qeverinë e Kosovës”, u shpreh Rubini.