
Llashticasit s’i harrojnë krimet e Naskoviqit
Aktuale
September 16, 2025 - 22:50
Në Llashticë të Gjilanit, për 18 ditë u masakruan 25 civilë shqiptarë nga 2 deri në 80 vjeç.
Dragan Naskoviq, që para fillimit të luftës ishte komandant i Stacionit Policor në Zhegër, u ndalua të hënën në pikën kufitare Dheu i Bardhë nga Policia e Kosovës.
Këtij lajmi iu gëzuan ata që sot më të dashurit e tyre i kanë në varre për shkak të krimit serb.
Por, arrestimi i vetëm njërit nuk po u mjafton fshatarëve.
Pasi humbi Lirimin tre javësh nga torturat e përjetuara, Nehat Shabani bashkë me banorët tjerë u dëbuan dhe rikthimi me një maj 1999 nuk ishte i njëjtë.
Ai humbi edhe katër anëtarë të tjerë të familjes.
Ani se arrestimi i njërit kriminel serb u pa si shpresë për një fillim të mbarë, dënimi presin të jetë meritor.