
Marrëveshja e Rambujesë, Rubini: Albrighti e “kërcënoi” Thaçin
Aktuale
September 17, 2025 - 10:10
Ka filluar tashmë dëshmia e ish-diplomatit amerikan, James Rubin, në Hagë.
Me të nisur seanca, ai u pyet nga gjykatësi nëse ishte në dijeni se Hashim Thaçi kishte kërcënuar ndonjëherë Veton Surroin.
“Nuk kam qenë në dijeni që ka pasur kërcënim fizik. Ka pasur presion ideologjik, pro ose kundër pavarësisë, sepse kjo ishte kryesore për lëvizjen gjatë luftës”.
Më tej, ai zbuloi se edhe Madeleine Albright e kishte “kërcënuar” Hashim Thaçin.
“Edhe Albrighti e ka kërcënuar Thaçin dhe i ka thënë po nuk e nënshkrove, po i lë njerëzit e tu të pambrojtur nga serbët”, deklaroi Rubini.