Rubin: UÇK-ja s’kishte struktura formale të ushtrisë siç kemi parë në Perëndim

Rubin: UÇK-ja s’kishte struktura formale të ushtrisë siç kemi parë në Perëndim

Aktuale September 17, 2025 - 10:26

Në vazhdimin e dëshmisë në ditën e tretë, ish-diplomati amerikan James Rubin, iu drejtua edhe sot trupit gjykues së Speciales.

Në pyetjet e gjykatës se a kishte batalione Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë luftës së fundit në vend, ai u shpreh se një gjë të tillë nuk e kishte parë.

“Me sa kam parë unë nuk ka pasë batalione apo njësi në UÇK. Nuk besoj se ka ekzistuar nga pikëpamja ushtarake ky lloj organizimi, apo të ketë struktura të tilla që mund t’i diskutojë. Nuk kam parë asgjë që përshkruan gjëra si batalioni, brigada apo njësi siç duhet të jetë në divizione apo regjimente që kemi parë ne në Perëndim”.

“Në dijeninë tonë nuk ka ekzistuar diçka e tillë”, tha Rubini.

I njëjti shtoi se nuk ka parë polici ushtarake brenda UÇK-së.

“Uniforma disa kishin e disa nuk kishin, nuk i konsideronim si polici ushtarake, apo komandantë të brigadave apo shtab i përgjithshëm nuk kemi parë. Ndonjë analizë të strukturës, nuk po them që nuk kishte struktura, kishte grupe dhe plane nuk kishte struktura formale të ushtrisë, nëse do të ekzistonte një informacion i tillë, do të ishte informacion i inteligjencës dhe unë me siguri do ta kisha ditur”, ka thënë Rubini.