
Williamsi tregon që Bukoshi në emër të Rugovës e ftoi si këshilltar të delegacionit shqiptar në Rambuje
Paul Williams ka nisur dëshminë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në cilësi të dëshmitarit të mbrojtjes së Hashim Thaçit.
Avokati dhe profesori ndërkombëtar, Paul Williams, që kishte shërbyer si këshilltar i delegacionit të Kosovës në bisedimet e paqes në Rambuje, tha se zgjedhja dhe ftesa e tij për këtë rol u bë nga Bujar Bukoshi në emër të Ibrahim Rugovës.
“Formalisht u zgjodha para 10 ditë që nga thirrja e negociatave të Rambujesë. M’u kumtua paraprakisht nga Bukoshi që nëse do të kishte bisedime në Rambuje, që ai do të kërkonte praninë time. Kjo ishte në kohën e diplomacisë fluturuese të Chris Hillit dhe pastaj të Richard Hoolbroke. Për të qartësuar se kur, kjo ishte gjatë verës dhe vjeshtës 1998, po punoja me Bujar Bukoshin dhe Ibrahim Rugovën dhe Veton Surroin, dhe në koordinim të ngushtë me diasporën amerikano-shqiptare, që kishte lidhje të ngushta me ato individë, dhe ato kërkonin këshillën dhe udhëzimin ligjor në çështjet që po negocionin. Më ftoi Bujar Bukoshi në emër të Rugovës të udhëtojë në Rambuje dhe të marr pjesë në negociata më 7 shkurt, ishte vendim formal me konsensus të delegacionit kosovar për të më ftuar që të vizitoj në Chateau dhe të jem këshilltar ligjor, dhe Edita Tahiri, Bajram Kosumi e nënshkruan vendimin formal”, tha ai.