Krasniqi: Dëshmi spektakolare, Rubini rrezoi përtokë pretendimet e Prokurorisë

Krasniqi: Dëshmi spektakolare, Rubini rrezoi përtokë pretendimet e Prokurorisë

Aktuale September 17, 2025 - 12:31

Ish-zyrtari amerikan James Rubin e ka përfunduar dëshminë e tij në Hagë.

Ai për tri ditë dha dëshminë e tij si i ftuar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Dëshminë e Rubinit e komentoi edhe profesori i gazetarisë dhe analisti, Milazim Krasniqi.

Krasniqi e vlerësoi lart veprimin e ish-diplomatit amerikan.

Ai ka bërë me dije se dëshmia e Rubinit ka rrezuar pretendimet e Prokurorisë.

Analisti ka shkruar se Rubini bëri që dëshmitë e mëhershme të duken të rreme.

Reagimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje:

Deshmia spektakulare e Xhejms Rubinit ne Gjykaten Speciale, rrezoi pertoke pretendimet e prokurorise, i beri te duken te mjera dhe te rreme deshmite e mehershme dhe e qartesoi rolin historik dhe pafajsine e Hashim Thacit. Sigurisht edhe pafajesine e Jakupit, Kadriut e Rexhepit. Por kjo deshmi na dha mundesine edhe ne si shoqeri e si komb qe te rishikojme qendrimin tone jokritik ndaj ngjarjeve historike, pra, qe ta shkruajme historine ashtu si ka ndodhe e jo si ka mundur te ndodhte, gje qe e ka vulosur Aristoteli, kur ka bere dallimin ndermjet historise e poezise. Te ne me te shumten historia ende prezentohet e vleresohet me konceptet e natyren e poezise. Rubini na ndihmoi prape, si ne vitin vendimtar 1999. Por edhe na keshilloi, me miresine e tij prej misionari.