Williamsi në Hagë: Thaçi kishte presion nga komandantët

Williamsi në Hagë: Thaçi kishte presion nga komandantët

Aktuale September 17, 2025 - 13:52

Ish-këshilltari i ekipit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, ka thënë se Hashim Thaçi kishte presion nga komandantët lokalë.

Ai theksoi se edhe Adem Demaçi po pengonte progresin e bisedimeve e që si rezultat Thaçi shkoi ta takonte në Slloveni.

Biseda:

Misetiq: Nga e dini që Thaçi shkoi në Slloveni për takim me Demaçin?

Williams: Kur pyeta kolegët shqiptarë, ata m’u përgjigjën që shkoi në Slloveni për të folur me Demaçin.

Misetiq: A të thanë pse?

Wiliams: U interesova, e bëra këtë pyetje, si na shërben ne kjo, u thashë. Dhe përgjigjja ishte që ishte e domosdoshme. Kishte trysni nga jashtë, nga komandantët lokalë, kishte presion ideologjik, kulturor, prej Adem Demaçit, i cili po pengonte progresin e negociatave. Po them me të ngjarë, po cenonte lëvizjen për realizimin e marrëveshjes. Prandaj, duhej trajtuar ky aspekt.

Misetiq: Kishte problem konkret Demaçi?

Williams: Pavarësia.