30 linja të reja në transportin urban, Rama: Shkarkojeni Kuletën Digjitale, një muaj pa pagesë
Foto: Laura Hasani

30 linja të reja në transportin urban, Rama: Shkarkojeni Kuletën Digjitale, një muaj pa pagesë

Aktuale September 17, 2025 - 15:17

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar qytetarët ta shkarkojnë aplikacionin e Kuletës Digjitale për transportin publik.

Kjo një ditë pasi u përuruan edhe 30 linja të reja. Rama ka thënë se me shkarkimin e aplikacionit qytetarët e kanë një muaj pa pagesë. Kjo për trip të Prishtinës, siç e ka quajtur Rama.

"E dini që prej dje e keni edhe Kuletën Digjitale, kështu që futuni e downloadojeni, e keni një muaj pa pare për trip të Prishtinës. Transporti i ri i Prishtinës. Urime e gëzofshi e na priftë e mbara për Prishtinën përtej!", tha ai.