
Williamsi thotë që s’ka dijeni se Thaçi akuzoi Bukoshin për financim të vrasjeve të komandantëve të UÇK-së
Aktuale
September 17, 2025 - 15:57
Dëshmitari Paul Williams ka mohuar se përpara se të shkojë në Rambuje e ka ditur nëse Hashim Thaçi e kishte akuzuar Bujar Bukoshin publikisht për financimin e vrasjeve dhe tentativës për vrasje të komandantëve të UÇK-së.
Po ashtu, ai mohoi se ka dijeni që Thaçi e ka akuzuar Bukoshin që kishte plane për të likuiduar anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm.
Po ashtu, Williams mohoi se ka dijeni për ndonjë tension apo problem ndërmjet Bujar Bukoshit dhe anëtarëve të UÇK-së. Tha se njihej me Bujar Bukoshin përpara shkuarjes së tij në Rambuje.
Dëshmitari ripërsëriti se tashmë të akuzuarin Thaçi e kishte takuar në Rambuje dhe se nuk kishte dijeni për procedurën e vendosjes së tij në krye të delegacionit kosovar. /BetimipërDrejtësi